Ndërtimi i spitalit kirurgjik-pediatrik në Prishtinë nuk pritet të përfundojë deri në vitin 2020

Rritje e ndjeshme e rasteve me kancer pas lufte

Nga një hulumtim i realizuar nga studentët e mjekësisë është konstatuar se pas lufte në Kosovë ka rritje të jashtëzakonshme të rasteve me kancer. Nga hulumtimi i zhvilluar në Klinikën Interne dhe atë të Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mësuar se incidenca ( numri i rasteve ne 100.000 banore) në periudhën 2012-2015 është 80% më e madhe krahasuar me periudhën 1995 – 1998. Kur analizuam sëmundjet na doli se prej të gjitha kancereve të gjakut incidenca e leukemisë është rritur për 66.2% ndërsa incidenca e lymfomave është rritur per 75%”, ka bërë të ditur profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci. Ajo ka shtuar më tutje se qëllimi i këtij hulumtimi është verifikimi i rritjes se kancereve të gjakut të cilën të gjithë po e shohim por edhe hulumtimi i lidhshmërisë ne mes te kancereve te gjakut numrit te vendeve te goditura me uranium te varfëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …