Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e komplikimeve shëndetësore nga virusi korona, një person ka vdekur ndërsa janë regjistruar 139 raste të reja. Ndërkohë , gjatë kësaj kohe janë shëruar 25 pacient. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 133 mijë e 730 raste pozitive, janë shëruar 130 mijë e 395 pacientë, kanë vdekur 2 mijë e 459 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 876 raste aktive.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme për programin e partisë së tij
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, deklaroi se qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mbështetje të fuqishme …