Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Rritje e ndjeshme e rasteve të reja të infektuar me virusin kovid-19

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se javën që po lëmë pas, ka pas rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infektuar me virusin kovid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme është raportuar për 92 raste të reja të evidentuara. Ekspertët e shëndetësisë po ju bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë pasi kjo është mënyra më e mirë për ta luftuar pandeminë dhe pasojat e shkaktuara prej saj. Njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë dhënë 15 mijë e 221 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit e deri më tani, janë dhënë 428 mijë e 818 doza të vaksinës ndërsa numri i qytetarëve që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, ka arritur në 146 mijë e 215 qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …