Rritje e ndjeshme e turistëve nga Kosovë që vizitojnë Shqipërinë

Promovuesi i turizmit shqiptar, Ruzhdi Kurtishaj ka deklaruar për Radio Televizionin e Shqipërisë se edhe këtë vit, ka një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë. Ai ka thënë se në bazë të të dhënave të deritashme të këtij viti, pritet që këtë vit të ketë rritje të jashtëzakonshme të numrit të turistëve të Kosovës që do të kalojnë pushimet në Shqipëri, kryesisht në brigjet e Adriatikut e Jonit. Ai ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak,  këtë vit ka një rritje prej 10 për qind të turistëve ndërsa në pikun e sezonit, ky numër mund të arrij deri në 45 për qind më shumë se sa në vitin 2022. “Kërkesat janë në rritje. Muaji maj duket që do të jetë një muaj jashtëzakonisht i mirë për tët gjithë turizmin shqipfolës. Lëvizjet janë të mëdha. Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm më i preferuar për qytetarëve Kosovës edhe për arsyet e çmimit të lirë, të afërsisë që ka, por mbi të gjitha për arsye që konsumojnë ushqim shqip, pushojnë shqip: ka deklaruar për Radio Televizionin e Shqipërisë, bizensmeni, Ruzhdi Kurtishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …