Pensionistët: Kërkesa për dëshmi se jemi gjallë është cenim i dinjitetit

Rritjen prej 20% pensionistët e konsiderojnë veprim elektoral, të pamjaftueshëm për nevojat elementare, ekzistenciale

Pensionistët në Kosovë e kanë vlerësuar si veprim elektoral vendimin e fundit të Qeverisë për të rritur pensionet për 20%. Edhe pse qeveria është krenuar për këtë rritje, ata theksojnë se shuma e re mbetet e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat elementare të jetesës. Qeveria ka njoftuar se pensioni bazik i moshës tani është rritur në 120 euro, ndërsa pensionet për kategori të tjera variojnë nga 218 euro deri në 318 euro. Megjithatë, pensionistët e shprehin zhgënjimin e tyre, duke theksuar se rritja e pensioneve është e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet themelore si barnat dhe nevojat e tjera për jetesë. Më shumë se 300,000 pensionistë do të përfitojnë nga kjo rritje, por ata kërkojnë që të bëhen përmirësime më të mëdha për të siguruar një standard të pranueshëm të jetesës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …