Rrjet ujësjellësi edhe në Kopiliq të Poshtëm të Skenderajt

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura sot ka qëndruar në fshatin Kopiliq i Poshtëm. Motivi i kësaj vizite ishte nisja e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat dhe monitorimi i punës në këtë projekt të rëndësishëm.

Kopiliqi i Poshtëm do të bëhet me rrjet të ujit të pishëm bashkë me 11 fshatra të tjerë të Skenderajt në kuadër të projektit të përbashkët të CDI-së zvicerane dhe Komunës së Skenderajt për furnizim me ujë të pishëm.

Faza e parë e këtij projekti është shtrirja e rrjetit në 12 fshatra, për të vazhduar me rritjen e kapacitetit prodhues dhe furnizues nga Ujësjellësi Regjional i Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …