Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër dhunën e ushtruar kundër, Vitore Stavilecit, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi. Dhunën nuk e arsyeton asgjë dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë është akt qyqar dhe i ulët. RrGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes pa marrë parasysh përkatësitë politike, zgjedhjet e tyre për të ardhmen e tyre dhe fjalët e shprehura. Rrjeti kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politike nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …