Rrjeti i Grave të Kosovës thekson se me shqetësim tejet të madh ka pranuar lajmin për vrasjen që ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Berivojcë të Komunës së Dardanës, ku dyshohet se një burrë rreth moshës 42 vjeçare me inicialet N.M e ka vrarë gruan e tij 34 vjeçare me shufër metalike.RrGK u bënë thirrje institucioneve të drejtësisë, respektivisht Gjykatës Themelore të Gjilanit që është duke e trajtuar rastin, që të ketë kujdes të shtuar në trajtim të këtij rasti, dhe që dorasi të marrë dënimin e merituar, ashtu siç parashihet me ligj për kyerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.“Duke pasur për bazë gjetjet e hulumtimeve të realizuara nga RrGK, shpesh herë është vënë re se gjyqtarët, prokurorët, si dhe zyrtarët policor, gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje, kanë tendencë të fajësojnë viktimën, madje edhe kur të gjitha provat dëshmojnë për dhunë me pasoja të rënda fizike dhe emocionale. Andaj, RrGK do ta monitorojë për së afërmi këtë rast, për t’u siguruar që drejtësia do të zbatohet”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …