Punëtoret teknike hynë në javën e pestë të grevës dhe ende asnjë zgjidhje nuk u është ofruar, pavarësisht thirrjeve të shumta nga shoqëria civile dhe reagimeve publike. Kjo neglizhencë ndaj kërkesave të tyre është e papranueshme. RrGK u bën thirrje të gjithë akterëve përgjegjës që kanë në dorë zgjidhjen e këtij problemi, të veprojnë menjëherë! Është e qartë se premtimet dhe fjalët boshe nuk mjaftojnë dhe pa dyshim se nevojiten hapa konkretë. Punëtoret teknike po kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe rritjen e pagës nga 275 në 550 euro. Këto janë kërkesa bazë dhe legjitime që pasqyrojnë një standard minimal për dinjitetin në punë në ditët e sotme. Zgjatja e kësaj greve nuk është vetëm dështim institucional, por edhe padrejtësi ndaj atyre që i mbajnë gjallë institucionet tona me punën e tyre të rëndësishme.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …