RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

Rrjeti i Grave të Kosovës: Rekomandime për Parlamentin

Në kuadër të analizës gjinore të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025,149 organizata të shoqërisë civile dhe partneret, përfshirë Rrjeti i Grave të Kosovës me 142 organizata tona anëtare, kanë nxjerrë rekomandime për përfshirjen e barazisë gjinore në buxhet, duke i bërë thirrje Parlamentit të Kosovës që t’i adresojë këto çështje thelbësore. Këto rekomandime kërkojnë përmirësimin e financimit dhe implementimin efektiv të buxhetit nga perspektiva gjinore, në përputhje me obligimet ligjore të Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

Rekomandimet për Parlamentin e Kosovës:

  • Çështjet Gjinore: Sigurohuni që çdo komunë të ketë një buxhet në paga dhe mëditje për zyrtarin për barazi gjinore në mënyrë që ky person të mund të zbatojë detyrimet e tij ligjore. Institucionet të cilat ka 4 vjet që nuk kanë caktuar zyrtar për barazi gjinore ta bëjnë sa më shpejtë, ashtu siç është paraparë në Rregulloren përkatëse.
  • Adresimi i dhunës me bazë gjinore:

   Ministria e Drejtësisë të alokojë burimet e duhura për një Qendër të Krizave të Dhunimit, të ofrojë trajtim për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe një linjë telefonike SOS në përputhje me Konventën e Stambollit.

  Të rritet buxheti i alokuar për QPS në kategorinë e Pagave dhe Mëditjeve për të punësuar dy punonjës social më shumë në secilën komunë, dhe katër në Prishtinë, të ngarkuar në mënyrë specifike për trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore. Kostoja shtesë është rreth 514,800€.

  Ministria e Punëve të Brendshme të përmirësojë mbrojtjen e të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore dhe të parandalojë përsëritjen e rasteve të dhunës me bazë gjinore duke ndarë fonde për blerjen dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike të monitorimit.

  • Skemën e Asistencës Personale: Të rritet linja buxhetore për financimin e Skemës së Asistencës Personale në bazën e kohës aktuale që kërkohet nga asistentët personal për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe të adresojë shkeljet e të drejtave të punës së asistentëve personal, që do të kushtonte rreth 18,5€ milionë për vitin 2025 bazuar në pagë minimale. Ndërkaq, buxhetimi i bazuar në pagën mesatare bruto do të kushtonte përafërsisht 30.4€ milionë.
  • Financimi adekuat i shërbimeve të kujdesit: MASHTI dhe komunat të financojnë krijimin e qendrave të kujdesit për fëmijë për rritjen e punësimit dhe arsimimit të grave, duke siguruar mbështetje buxhetore të qëndrueshme dhe të pavarur nga donacionet.
  • Qeveria të publikojë një Deklaratë Buxhetore Gjinore në përputhje me zotimet të PEFA dhe OZhQ 5.c.1., duke treguar se si buxheti do të kontribuojë në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë sipas zotimeve të Qeverisë.
  • Qeveria që të publikojë online për transparencë të gjitha anekset buxhetore gjinore të kërkuara nga qarkoret buxhetore të cilat duhet të dorëzohen nga organizatat buxhetore.

Ne i bëjmë thirrje Parlamentit të Kosovës që t’i përfshijë këto rekomandime në Projektbuxhetin 2025 pa vonesë, për të siguruar përparimin drejt barazisë gjinore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore të vendit.

 

Mbështetësit

 

Instituti GAP

Iniciativa Kosovare per Stabilitet

Instituti Riinvest

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) – Kosovë

Qendra Kosovare për Studime Gjinore

Rrjeti i Grave të Kosovës (142 organizata për të drejtat e grave)

SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime

UN Women

Women for Women Kosovo

 

Këtu gjeni të plotë rekomandimin

 

https://womensnetwork.org/sq/publications/analiza-gjinore-e-projektligjit-per-buxhetin-e-vitit-2025-me-rekomandimet-per-kuvendin-e-kosoves/

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …