Rrjeti i OJQ-ve AVONET me vëmendje është duke përcjellur gjendjen e krijuar pas pandemisë në nivel vendi, e me theks të veçantë rëndësinë e masave adekuate në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, e që nënkupton në rritjen e masave parandaluese dhe veprimet tjera institucionale, e ku vërehet dukshëm që masa adekuate dhe më të favorshme në këtë drejtim kanë marrë institucionet lokale se sa ato qendrore. Edhe pse komunave u ka munguar mbështetja elementare, siç janë maskat dhe dorëzat nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo mungesë e përkrahjes vazhdon tutje, kur tashmë jemi në javën e katërt nga shënimi i rasteve të para me Covid-19 në vendin tone. Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë është vonuar të përgatis masat parandaluese dhe poashtu edhe në testet.
AVONET me shqetësim është duke parë në vazhdimësi se IKSHPK-ja, nuk po arrin të rrit numrin e testeve të dyshuar dhe kjo krijon një shqetësim jo vetëm tek familjet potencialisht që munden të jenë të infektuar, por edhe tek çdo qytetar, e gjitha kjo është si pasojë e mos menaxhimit të mire të Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Shëndetësisë. Përveç panikut së qytetarëve për përhapjen e virusit COVID-19, ndër shqetësuese kryesor mbetet edhe mungesa e testeve. Andaj, një vazhdim i tillë krijon mundësinë që kjo gjendje të ketë jetëgjatësi dhe të krijoj situata të rënda në vend, si në aspekt shëndetësor po ashtu edhe atë ekonomik.
Laboratori Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK deri më datën 06.04.2020, ka testuar gjithsej 2.093 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 165 raste me 3 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Kërkojmë nga ministri z. Vitia, e konkretisht nga z. Ramadani i IKSHPK-së që të rrit numrin e testeve dhe të përfundoj sa më parë testimet e vatrave që potencialisht po janë me numër më të madh të infektuarve, poashtu të fillohet me dezinfektim në tërë hapësirën publike dhe të objekteve publike dhe kolektive, sepse është njëra prej masave parandaluese.
Poashtu, zyrtarët e IKSHPK-së të kursehen nga deklaratat në rastet kur japin javë se kur mundet të kemi rritjen kulminante të virusit, të cilat po kanë efekte negative duke krijuar panik te qytetarët.