Ministria e Transporteve në Republikën e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka përzgjedhur një kompani turke që do të mirëmbajë ‘Rrugën e Kombit’, përkatësisht segmentin Milot-Morin, në një periudhë 30-vjeçare. Nga tri oferta sa ishin paraqitur, në rrethana të pasqaruara fituese është shpallur një kompani turke të cilës i është dhënë koncesioni për mirëmbajtjen e autostradës. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi të shpallë ofertë të preferuar, atë të paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankim ne Komisionin e Prokurimit Publik. Kjo do të thotë që shqiptarët do të duhet të paguajnë për automjetet e tyre 5 euro për çdo lëvizje në këtë autostradë. Çka është më shqetësuese, tarifa për autobusë dhe kamionë do të jetë më e lart sesa kaq, por çmimi përfundimtar do të negociohet gjatë muajve në vijim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …