Rruga Rahovec –  Hamoc – Fortesë, u bë me ndriçim publik

Segmenti i unazës në qytetin e Rahovecit prej 650 metra si pjesë e projektit të ndërtimit të rrugës Rahovec –  Hamoc – Fortesë, u bë me ndriçim publik. Ky segment rrugor, përveç sigurisë, krijon edhe qasje të mirë për të gjithë qytetarët që lëvizin gjatë mbrëmjes duke shfrytëzuar këtë rrugë në formë shtegu. Përurimi i ndriçimit publik i cili lidh rrugën “Mexhit Mustafa” e të shpie kah Veraria “Kosova Wine” dhe lidhet me rrugën “Vëllezërit Haradinaj”, në gjatësi 650m, i jep një peshë tjetër kësaj pjese të qytetit, gjegjësisht unazës që shkarkon qarkullimin e automjeteve, lehtëson qasjen për lidhje më të mira të qytetit me rrugën e Hamocit që të lidh me Fortesën e Brestocin, po ashtu edhe me rrugën drejt Suharekës. Vlera e këtij investimi me 30 poqa te ndriçimit ishte 20,000.00 euro.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …