Rruga “Tefik Raka” shtrohet me kubëza betoni dhe bëhet rregullimi i mureve anësore

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani, vizituan rrugën “Tefik Raka” për të parë nga afër punimet që janë realizuar në kuadër të projektit të vazhdimit të shtrimit me kubëza betoni të rrugës “Tefik Raka” dhe rregullimi i mureve anësore. Kryetari Ilazi tha se përmes implementimit të projekteve kapitale, nuk janë lënë anash as lagjet e qytetit, duke iu mundësuar kështu qytetarëve qarkullim më të lehtë, marrë parasysh territorin kodrinoro- malor në këto anë, ku edhe qarkullimi është më i vështirë. Kryetari Ilazi tha se do të mbetet i përkushtuar në rregullimin e mirëqenies për secilin banorë të Komunës së Kaçanikut.

Menaxheri i projektit Ilir Koraqi tha se projekti është investim i ndarë nga buxheti komunal, projekti është realizuar me kubëza betoni, ndërsa janë ndërtuar edhe disa mure mbrojtëse. Projekti ka kushtuar 20 mijë e 768 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …