Rruget ne komunen e Skenderajt jane te kalueshme

Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga kryetari Bekim Jashari, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës së krijuar në rrugët e komunës së Skenderajt pas reshjeve të dëborës. Kjo situatë është menaxhuar nga drejtori i shërbimeve publike zotri Ibush Hetemi, i cili kishte angazhuar dy ekipe të inspektorëve komunal të drejtuar nga shefi i inspektoriatit zotri Valon Haliti, që inspektoi punën e kompanisë për mirëmbajtjen e rrugëve. Edhe pse të hendikepuar nga neglizhenca disa mujore e organeve gjegjëse (prokurimi) në udhëheqjen e kaluar, për përzgjedhje edhe të një kompanie për lloton e dytë për pastrimin e rrugëve në komunën e Skenderajt, ne kemi ndërmarrë veprimet e duhura konform nevojës dhe situatës. Në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar, kemi rritë kapacitetet dhe në kohë reale kemi reaguar në të gjitha segmentet rrugore në komunën tonë. Janë trajtuar të gjitha fshatrat e komunës së Skenderajt, duke përfshirë edhe qytetin me të gjitha lagjet si dhe sheshin “ADEM JASHARI”. Kjo punë është bërë 24 orë pa ndërprerë nga ekipet e Komunës dhe stafi i kompanisë së kontraktuar. Vlen të theksohet se prioritet i pastrimit të rrugëve nga bora kanë qenë rrugët që shpien tek shtëpitë e qytetarëve tanë me dializë. Përmes kësaj shkrese, informojmë qytetarët e Skenderajt se rrugët janë të gjitha të pastruara, kemi punuar gjatë gjithë natës. Gjithashtu për të inspektuar punimet, në mbrëmje rreth orës 23:30, kanë dalë në teren, kryetari Bekim Jashari, i shoqëruar nga nënkryetari, Nuredin Lushtaku, dhe bashkëpunëtorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …