leoni

RRUGËT NË MBARË VENDIN TË HAPURA, MIT-JA NË GATISHMËRI

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bënë të ditur se edhe përkundër faktit që kanë rifilluar reshjet e borës, rrugët që janë në përgjegjësi të këtij dikasteri janë të pastruara dhe të qarkullueshme. Ekipet e MIT-së janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe të gatshme të intervenojnë përkitazi me situatën. Këtë e ka bërë të ditur edhe vet ministri Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim të plotë në vazhdim: “Bora rifilloi por kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve. Rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Mos dilni pa pajisjet dimërore dhe kujdes shpejtësinë!”, thuhet në statusin e postuar nga ministri Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …