Sot në Prishtinë, është përkujtuar vepra e heroit të kombit, Salih Çekaj me rastin e 17-vjetorit të rënies së tij në Betejën heroike të Koshares së Dukagjinit. Me këtë rast janë përkujtuar të gjithë të rënët e Betejës së Koshares në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”. Në emër të Qeverisë së Kosovës, një fjalë rasti e ka mbajtur ministri i Punës Arban Abrashi. Duke folur për bashkëluftëtarin e çmuar, Komandanti i brigadës 138 ” Agim Ramadani”, të UÇK-së, Rrustem Berisha, tha se Salih Çekaj përveç që ishte intelektual dëshmoi se si burri i del zot edhe pushkës. “Sali Cekaj dëshmoi se duhet të luftohet edhe me laps edhe me pushkë. Ndjehem krenar që pata Salihun krah vetes në atë kohë të vështirë. Salihu ishte burri i besës e fjalës, ishte njeri i bashkimit”, tha Berisha. I biri i heroit, Hysen Çekaj tha se kjo ditë është edhe e dhimbshme por edhe ditë krenarie. Ai tha se institucioneve e vendit e kanë për obligim që ta çojnë në vend amanetin e dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …