Rrustem Geci

Rrustem Geci: Çamëria së shpejti do të ketë institucionet e veta

Kohën që kemi përpara ne e lexojmë saktë, guximshëm, dhe pa u tërbuar nga çaste të ndryshme të kohës. Historia na jep të drejtën të kërkojmë Çamërinë. Çamëria është gjaku ynë i bimur. Ajo është lindur para 13 mijë vjetësh, dhe ( në kohën tonë ) vazhdon jetën e saj nën pranga të rënda. Epiri i Ilirisë – Çamëria, natyrshëm është tokë denbabaden shqiptare. Historia kombëtare shqiptare, por edhe ajo Evropiane dhe ajo botërore e mban mend, dhe e ka të shkruar, kur kjo Shqipëri e vogëluar, kishte 3 dete, dhe tërë Epirin e Ilirisë. Skënderbeu ishte Princ i Arbërit, dhe Mbret i Epirit. Prandaj, Çamëria Shqipërisë, natyrshëm është paqja e mirëfilltë në Ballkan. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( me forcën e ligjit dhe të drejtësisë ) kanë aq krah dhe forcë për ta detyruar Greqinë, që ta njoh Gjenocidin e bërë Grek ndaj shpitarëve të Çamërisë.

Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, me President, z. Festim Lato, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë dhe Amerike, Kosovë, Iliridë, Shqipëri, si dhe Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje, ndjekim me shqetësim zhvillimet në Greqi. Shoqata kërkon natyrshëm Bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, Bashkimin e Kosovës, Iliridës, si dhe Preshevës, Plavës e Gucisë me Shqipërinë. Prandaj, koha që kemi përpara na obligon që të jemi në hap me kohën, që Çamëria t´i ketë Institucionet e veta. Rroftë Çamëria! Rroftë Bashkimi Evropian! Rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Rroftë Shqipëria!( Fragment nga fjala hyrëse e Rrustem Gecit, Në Konferencën për “Senzibilizim të çështjes kombëtare çame”, mbajtur në Sarandë, me 23. 10. 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …