Rrustem Geci: Edhe unë jam çam

Çamëri, motër e gjakut, motër e dhimbjes, motër e vuajtjeve. Edhe unë jam Çam, edhe unë jam si ti. Motra ime e betejave, motra ime e qëndresës, kam dhimbje në shpirt. Kraharori i tëri më digjet. Çamëri e njëperëndisë, Çamëri e Zeusit, Homerit, Pirro Burrit, dhe Aristidh Kolës, e di s´e këmisha nën tokë prej argjile të rrah të mos e humbasësh kujtesën, të mos ndodhë më e keqja, harrimi. Çamëri, shqipe e shqiponjave, je në vendlindjen tënde, në vendlindjen ku është lindur bari, pema, gjuha jonë shqipe. Çamëri, falë njerëzve tuaj të zgjuar, dhe mendjeve tua krijuese, dhe dijeve tua monumentale, mjeshtërit tuaj çam, ngritën Akrpopolin, Dodonën, dhe Faraonëve të Egjiptit, ( arkitektët çam ) ia dhanë dorën të bëjnë piramida, për vdekjen e tyre të njëmend. Çamëri, e bukura e shqipeve. Ji në truallin tënd, në vendlindjen tënde, bijtë tuaj të të gjitha Universiteteve shqiptare, janë në kontakt me trurin e më atdhetarëve. Çamëri, në kraharorin tënd të qytetëruar, ti ke rreth 300 shekuj ekzistencë njerëzore. Shpirt, ti je himn i gurit dhe i argjiles, merrja valën detit, që ta kesh vet krahun tënd. Çamëri, për jetë të jetëve edhe unë jam çam. Poezi ng a “Këngët e mia” ;

 

LUTJA E ÇAMIT

 

A më lë o tokë të qaj
unë dua tek t´i një varr
unë dua këtu të rritem
gjaku im të mos thajë


Gurë gjyshi kam këtu
në beteja i ka mbjellë
popullit tim ia kam sjellë
gjyshi im i ka shkruar


Toka ime, shumë të dua
më prano të vdes këtu
të betohem kam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu


Çamëri o shpirtit i çamit
zëri i nënës më troket
guri gjyshit atje brenda
ngritu o bir, më thërret!..


 

Ç A M Ë R I A
 

Çame, Çame, Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet mëmë e mbesë
unë tek pragu do të vdesë


Çame, Çame, Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të vjela në një lëmë!


Çame, Çame, Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është gjaku në flamur


Çame, Çame, Çamëri
ti je moj njëmijë hijeshi
ti ke çamin që të punon
ti ke çamin që të donë!

LOTËT E ÇAMIT

 

Shqiptarët e mërguar në botë
me dhimbje e bëmë këtë jetë
i këputur, i degëdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!


Këtu jam që kur isha tre vjeç
Tiranën thuaja se nuk e njoh
kam lexuar për bukuritë e saj
për fushat dhe detin me diell


Plot murtajat ranë gjithandej
grekët ma e dogjën Shtëpinë
shumë ikëm me kokë në dorë 
mendja më vete vetëm atje


Tokë floriri është Çamëria
e fortë është ëndrra e burrit
kur t r a p i në det dremitet
dhe çami me çamen puthen!…


Mosha s´më lë të kapi largësi
lotët shterruan dalin me raste 
për ata që e kuptojnë mallin
degën e thyer,edhe era e than!…

 

MALI GJYSHIT
 

Te lisi i gjyshit në Thevi
tek ullinjtë e plagosur
çami ka 13 mijë vjet
që e mbjellë tokën e tij


Bijë e kuqe e gjakut
bijë e kuqe e betejave 
trokitjet tuaja për liri 
i kam thellë në zemër


Çamëri o tokë e çamit
në u plagostë kënga jote
Gjuha do të jet në luftë
që çami të vetmbrohet


O diell i lashtë i çamit
O Iliri e para Krishtit
Çamëria s´ di të jepet
Çamëria s ´ di të falet!..

GJUHA NË LUFTË

 

Unë flas gjuhën shqipe
i pat thënë mikut të tij 
Aristidh Kola – Arbani
para se grekët ta vrisnin


Asgjë nuk ka mbaruar
më duhen 4 shekuj jetë
për ta kthyer mbarë, të
kaluarën tonë të shkelur


Nën atë qiell të Greqisë
të të vërtetave përmbys
gjuha bën luftën e saj
Çamëria të mos bjerë


Homeri shkruante shqip
në shqipen e pellazgëve
O gjaku që mban zemrën
gjuhën mbajeni në luftë!..

KRONIKË

 

Të shtëna të luftës
tokën ma plagësën
të shtëna të luftës
trupin  ma shpuan…

TROKITJE ZEMRE

Këngëve me Çamëri
fjalës i bien drithma
djersë të ftohta kohe
të rëna të përgjakëta


Këngëve me Çamëri
populli i vogël çam
çdo ditë i bie daulles
se popull i saj s´ flë


Në këngët me Çamëri
të trojeve të ilirisë
çami tregon Greqinë
lirinë e tij të shkelur


Këngëve me Çamëri
prej ku nis Çamëria
Plot lule të gjakut
me këngë Çame çelin

D O D O N A

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Zot të fatit të jemi vetë


Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Dua një varr ku jam le


Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Babë dielli dhe flamuri
Më kanë beku kur jam le


Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
S´ ka Greqi në Çamëri
Çamëria është Shqipëri!..

Kënga e K´lumshtit

 

Gjak i zemrës 
Mëmë Shqipëri 
Shpirti m´digjet 
Të jem tek ty


Loti i diellit 
Në pemë pikon 
Çami e çamja 
Gjëmë lëshojnë


Qiellit të gjerë 
Ndodhë ka ré 
Jo rrallë erërat 
Fshehin rrufe


Në tokën çame 
Homerit plak 
Emri e sytë 
I kullojnë gjak

2 )

Shkruan Janina
jam Prishtinë
jam Tiranë
dhe jem një himn


Trapi i çamit
traget me nam
mijëra vjet
lundroj n´këto anë


Qan Janina
gjakun e saj
nën Greqi
pema do thaj


Dheu i çamëve
një tokë flori
sa jam Çam
aq jam Shqipëri!..

ARISTIDH KOLA

Tek një lis në Thevi
Aristidhi mblodhi veten
ndezi një qiri në gur
në kujtim të gjyshërve


Bari i çamit në Thevi
foli sikur të ish njeri
ai mirëpriti birin e saj
d j a l i n mendjeshumë


O  i  bukuri  Shqiptar
biri im i Çamërisë
këndoma këngën trim
që bari të bëhet himn


Jam gjak yt o Thevi
Jam gjak i pastërt çam
unë i kam dy z e m r a
të dyja i kam Shqipëri!..

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …