Na ishte njëherë një zog
me qiell shumë të gjerë
“Dardani” e kishte emrin
“ Iliri ” e kish mbiemrin
Në mbretërinë e tokës
atë zog të gjelbërimeve
të ngjashëm me kaçubat
mëllenjë né e thërrisnim
Ky zog poetik i fushave
I motshëm 13 mijë vjet
rron Fushës së Kosovës
po s´ i një lirik i madh
Një luftë të parë poetike
e quaj Alfabetin pellazg
Diskun e Festos, Epirin
Kohën kur lindën epokat
Adhoani, një trim dardan
nga shkambijtë e Trojës
Trojën e pa si e varrosën
kufijtë Ilirisë t´ia rrudhin!..
Gacat
Fry stuhi e mendimeve
mbi tokën që rrotullohet
jam Adhuani, jam poezia
jam arma që ju duhem…
Nëpër mjedise të fjetura
duhet të punohet shumë
që të zgjohen të fjeturit
forca lëvizëse e popullit…
Kam pakënaqësi në kraharor,
do duhej të isha më i lumtur;
jam popull me vaj të moçëm,
kam histori të pashkruar të
fillimit…