leoni

Rrustem Geci

Rrustem Geci: Devolli

Çasti  është  shqiptarët  të  bashkohemi
çasti  është  ta  bëjmë një  bashkështet
çamët dhe arvanitët jemi  një vëlla, një
gjuhë, një alfabet, dhe një tërësi etnike

Këtu është  Shqipëri  dhe askund tjetër
këtu  është  Kosovë  dhe askund  tjetër
këtu  është  Çamëri  dhe askund  tjetër
këtu  është   Iliridë  dhe  askund  tjetër

 

Ngritu  Çamëri,  flamurja  e  Shqipërisë

lufta  me  fqinjët  ende  s´ ka  mbaruar
Bashkimi i Shqipërisë  kudo na thërret
Kosovën  e  duam  Iliri, dhe  jo  Kosovo

 

Çamëria  Shqipëri  është  zëri  i  Janinës
Çamëria  Shqipëri  është  zëri  Prevezës
Çamëria  Shqipëri  është  zëri  i  Filatit
Çamëria  Shqipëri është  bashkimi  ynë

 

Çasti  është  shqiptarët  të  bashkohemi
në  një  bahkështet dhe  nën  një flamur
fol atdheu im i ndarë, fol tokë arbërore
Devolli  e  njeh,  Republikën e Çamërisë!..

Devoll, Tetor, 2016

 

Rrustem Geci: Kur lirinë e marrin në pyetje

Një jetë të tërë kam punuar
për ta mundur pushtuesin tim
të jem i lirë dhe pa pranga
akuzat tuaja,“ti”,”pse”,”përse”
janë akuza të njëjta me të
armikut, akuza që fyjnë rëndë
luftën e UÇK-ës,betejat e saj
Një jetë të tërë kam punuar
që të mos jem unë i pushtuar
po zot i tokës dhe i fatit tim
Hirësi e Hagës, mbaje veten
tërë jetën e kam me burgje
gjaku i lirisë s´anulohet, për
asnjë çmim të kujdoqoftë!

Hirësi, ndalojeni gjykatën tuaj
që lirinë ta merrni në pyetje
ta arrestoni, dhe ti vëni pranga 
Hirësi, Jam mjaft i përgjakur
I kam njëzet mijë të rënë, një
milion të ndjekur, njëqindmijë
shtëpi të djegura, 22 mijë gra
të dhunuara, ah, sa plagë kam 
Do çmendeni nga vuajtjet e mia
Hirësi, gurët që i rrokullisni
mbi Ushtrinë tonë Çlirimtare
Janë gurë të zi të së kaluarës
gurë, kundër popullit çlirimtar
Gjykatë e Hagës, mbaje veten
Kosova sot është e fitimtarëve!..


Hirësi, ndaloni hetimet tuaja
që lirinë tonë ta merrni në
pyetje si të pandehur! Mjaft
na keni ndarë dhe vogëluar
Hirësi e Hagës, jam çlirimtar
tërë jetën e kam me beteja
plotë tokën e kemi me varre
Kosovë, ah sa jemi vogëluar
s´më digjet zjarri në kraharor
pa e parë atdheun të bashkuar
Hirësi, ai me duart me gjak
Nuk jam unë, por ai tjetri, ai
që të rënët tanë deshi t´i bëjë
serbë, e ti shpallë të pagjetur!

 

 

Hirësi , unë jam Fatmiri
Jam komandant “Çeliku”
po ka edhe prijësa të tjerë
jam luftëtar i popullit tim
më i dashuruari i lirisë
ai që s´di të poshtërohet
edhe sikur njëqind jetë 
ti kisha, unë do të isha ky
që jam, Fatmiri, Fatmiri
Kafshërinë e armikut tim
Me aleatët e kemi ndaluar
Hirësi, ule një çik zërin
dhe zbrit tek arsyeja, se
alfabeti lirisë s´ndryshon
për teke të asnjë gjyqi!..

 

Hagë – Dortmund

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …