Jam bimë e Mollës së Kuqe
jo luginë, po krahinë e gjerë
jam pjesë e dheut shqiptar
jam e pushtuar nga Serbia
Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
më sheh sa jam e poshtëruar
për çdo ditë jam e burgosur
Në këtë atdhé me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegje
plotë tokën e kam me varre
plotë tokën e kam me të rënë
O ti që atje flet krejt ndryshe
Jam degë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im! Dhe
Shqipëri është Presheva, hej!…
BIJTË E BURGOSUR
Dritë e hënës ç´ke moj nënë
yjet po pyesin pse s´ka hënë
gjyqet e huaja gjyq na bëjnë
nderin e luftës të na zhbëjnë
Oj Kosovë , flutur me fletë
brenda burgut,… burgu vret
Burg i Huaj s´shprehë drejtësi
djemtë e tanë i mban n´ kuvli
Fol Kosovë, Kosovë-Shqipëri
pjesë të tokave i kem n´robëri
plagët e tokës po lëshojnë za
pse s´formojmë ushtri o vëlla
Gjaku i lirisë kurrë s´vjetrohet
nëpër shekuj, dhe as n´histori
fol Kosovë, trimja e shqipeve
duam Bashkimin me Shqipëri!..
GJUHA SHQIPE
Shqipërisht e shqiptarëve
shqipërisht e tërë atdheut
aq sa je atllantishte, aq je
pellazge, dhe shqipërishte
Gjak gjuhësor i shqipes
gjak shkrimor për këngë
tërë gjuha e shqiptarëve
flitet dhe shkruhet bukur
Dy perandori xhelatësh
tokat na i mbushën varre
libra të tërë na i dogjën
dhe vepra krejt të fillimit
Jam shqipja e të lashtëve
jam gjaku juaj gjuhësor
jam gjuha e shqiptarëve
trashëgimtarja , Shqipëri!
ÇAMËT E ÇAMËRISË – poezi hymnore
Zeus perëndia po pyet? Ç´po ndodh
me Dodonën, Akropolin, dhe Janinën
pse kaq shumë emra për një popull
e për një gjuhë, Shqipëri pse hesht
Një varr kaq i stërmadh si Çamëria
edhe poezinë ma bën me lot dhe me
dënesë, ai dhunim grash dhe vajzash
ishte, për pushtim tokash dhe dëbime
Adha, s´mund ta shoh me sy Greqinë
kur kujtoj Çamërinë, gjenocidin grek
mbi çamët, gjithë at´ zjarr vrasjesh
për t´ia vjedh identitetin Çamërisë
Ikja e çamëve nga Çamëria vazhdon
këngët çame janë këngë qytetëruese
Shqipëri, pse e hesht çështjen çame
Lufta Trojës s´ishte greke, po e jona
Çamëri, ti ji përgjigja e popullit tënd
lëviz në drejtim të gjuhës së nënës
ftoj të gjithë çamët kudo që janë, të
kthehen në dheun e të parëve të tyre!..
I N V A L I D I
Prej gjakut të jetës është liria jonë
Lufta UÇK-së disave u duket asgjë
në luftë i kam humbur gjymtyrët
shumë nga tanët tretën mërgimeve
Me gjak trimash çliruam Kosovën
liria gjak prej gjithsecilit ka pirë
me mija kanë rënë në beteja, dhe
me mija të lidhur na i pushkatuan
Kosovë, jam krenar me luftën që
bëra, unë vet e zgjodha veten në
luftën për liri, vdekjen e kam parë
disa herë, lufta m´i mori këmbët
Prej gjakut të jetës është liria jonë
toka sërish i takon barit dhe luleve
tashti jam ( invalid ) i pa rëndësi
njeri i pamjaftueshëm për vetveten
Jam i nderuar që isha pjesë e luftës
e jo një i shtirur dhe tregëtarë lirie
kam një mbesë me emrin, Shqipëri
luan gëzueshëm, e qeshet si fëmijë!..
Dortmund, 2016