X H E L A T Ë T Poemë për vrasjen e 2785 regrutëve shqiptar në Tivar Ai muaj ishte mars, ishte prill Për atë kasaphane në Tivar A ka faj Tivari, apo prejardhja Pjetri; xhelatit i tregova shenjën Të pushkatuarit shqiptar në Tivar Kosovë o zemër, mos më mallko Krimi në Tivar mbetet gjenocid Krimi në Tivar ishte i menduar 3 A kishte faj udhëheqja Kosovës Ç´po ndodhë vallë me Kosovën Tivari ishte një varr i projektuar Regrutët tanë i vrau ushtria serbe 4 Krimi në Tivar mbetet i gjallë Nga Kosova e deri në Tivar Mes plagëve dhe bajonetave Nuk njerizohen serbët xhelat 5 Të pushkatuarit e Tivarit thërarsin Për atë krim të Serbisë në Tivar Serbia me pamje të njeriut Pushtimi i Kosovës nga sllavokomunistët Prejardhja shqiptare e Kosovës Ne s´kemi vrarë, as vjedhur s´kemi Tivari ishte vetëm një varr Ah, sikur të isha pa pranga Kosovë, heshtja s´ paska duar Kosovë, mblidhe gjakun tënd Gjenocidi i organizuar i Serbisë Qëllimi i pushkatimit në Tivar 8 Shumë nga regrutët tanë të therrur Në atë pusi vrastare për Kosovën Mbi lirinë e shkelur të Kosovës Pushtimi serb shumë na ka vrarë 9 Për pushkatimet në Tivar Në atë kasaphanë çnjerëzore Gjenocidi i padënuar serb në Kosovë Krimi në Tivar mbetet i gjallë 10 Ky homazh prushi dhe zemërimi Rrustem Geci – Dortmund, 2015
ai vit ishte 1945, dhe ajo luftë
Kosovën e nxori të humbur
me 35 mijë djem të pushkatuar
Kosova pyet, pyesin familjarët
pse djemtë tanë na u masakruan
dhe plisin në Tivar na e shkelën
për vrasjen e 2785 djemëve tanë
edhe dhimbjes m´ i dalin lot, e
gojës m´i merret fjala dhe qanë
e Krishtit; por xhelati s´e njihte
atë, dhe mua më therri si berre
mik, të tëra zorrët i kam në duar!..
2
——————————
Të pushkatuar nga xhelatët serbë
pyesnin, përse ne duhet të vritemi
përse kjo pusi e serbëve në Tivar
dëgjoja zërin e plagosur të Avdiut
Se duar e këmbë i kam të lidhura
Fytyrën me thika ma kanë prerë
vrasja regrutëve i duhej Serbisë
Kosovën ta çarmatoste nga forca
e gjallë, edhe një Mollë të kuqe ta
vriste
ai vazhdoi pastaj në Dubrovnik
vazhdoi në Likë, Nish, e Beograd
deri më 17 shkurt të vitit 2008
——————————
për masakrën në Tivar, them po
mobilizimin e regrutëve shqiptar
Shtabi i Kosovës e kishte bërë
qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë
Kosova na mbeti fare pa djemë
pa burra për ta mbrojtur vendin
se varre të reja hapeshin çdo ditë
për ta gjunjëzuar Kosovën , që
Kosova të mbetej nën Serbi
Me një vendim të Jugosllavëve
Ata u pushkatuan nga xhelatët
që Kosova të mos vetëmbrohej
——————————
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 2785 regrutë të pushkatuar
rruga ishte më e keq se në varr
në atë udhë të mundimshme
shumë nga tanët vdiqën rrugës
pashë në ëndërr vajzën time
kjo masakër duhet të kujtohet
për të gjithë brezat e Kosovës
Garashaninët, dhe Rankoviqët
ata vranë gjithandej Toplicën
regrutët të lidhur na i therrën
——————————
që gjaku i tyre të mos thaj
Kosovë, mblidhi pikat e gjakun tënd
Mblidhe se është gjak i të rënëve
Kosova e Tirana duhet të ulurasin
në të gjitha kancelaritë e Evropës
Për t´ i bëhet një gjyq Serbisë
herët a vonë do të përgjigjet
për krimet mbi popullin tonë
për gjenocidin e padënuar serbë
Bëri që të ndodhë Tivari
serbët vranë 35 mijë shqiptar të
Kosovës, për të aneksuar Kosovën!..
6
——————————
Ishin shkallët e pushkatimit
fliste në zjarrmi Alimaloku
pak çaste përpara se të vdiste
i thoshte Preni plagës së tij
ne po vdesim krejt të pavarrosur
dhe pa një ceremoni varrimi
varre të reja hapeshin çdo ditë
që Serbia të dërgojë kolonët
mbi hipoteka të shqiptarëve
dhe duart t´i kisha pak të lira
do të luftoja edhe me thikat, e
të vdisja, me gishtin në këmbëz
7
——————————
ngrite zërin për të rënët në Tivar
Thërrasin nënat dhe baballarët
Kosova, dhe të ardhshmit e saj
Se njëgjakësh jemi shqiptarët
Këtu një kufomë, aty një tjetër,..
Djem të Kosovës të pushkatuar
nuk ishte kontroll dokumenti
po ekzekutim i atypëratyshëm
ndëshkim, ndjekje,dhe pushkatim
kujtoj se ishte prejardhja jonë
ndarja e Kosovës nga Shqipëria
dhe pushtimi i tokave shqiptare
——————————
zorrët e tyre i mbanin nëpër duar
ata fluturonin nëpër qiejt e tyre
por fjalë nuk nxjerrnin nga goja
Na u mor Tivari, na u mor Ulqini
të pushkatuarit në Tivar, ishin gjak
I shtetit të ardhshëm të Kosovës
Serbia vrau me plumb e bajonetë
me mija qemë gjysmë të vdekur
dhe me mija qemë të pavarrosur
xhelatët serbë edhe tani vrasin
ata po shtien në të gjitha anët
edhe pas një shekulli krimesh
——————————
dhe aneksimin e Kosovës, nga
ushtria serbo-sllave e Titos
shkrimet e mirëfillta mungojnë
prilli i detit e mban mend
ai do të flasë në çdo kohë
për serbët me pamje të xhelatit
vazhdon me mendësinë e vjetër
se krimin mund të varrosësh
Gropave të fshehta të kohës
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 2785 regrutë të pushkatuar
——————————
për Kosovën e vitit 1945, për
regrutët e pushkatuar në Tivar
nga ushtria dhe fallangat serbe
do ta quaja plagën më të patharë
për të gjithë brezat e popullit tonë
Ky homazh për 2785 regrutët tanë
na bën që liria të jetë e pakënaqur
na bën që Kosova të jetë në luftë
edhe për Tivarin, edhe për Manastirin
Prandaj, ky homazh për regrutët
të vrarë të lidhur dhe nën pranga
edhe fjalën e bëjnë të qaj e t´uluras
por, kini durim; ata do të zgjohen
posa t´ i mbushin njëqind vjet
ata do të ngrihen e do të flasin, se
ishin gjak i shtetësisë së Kosovës
gjak i njësimit dhe i përbashkimit!..
Rrustem Geci: KËNGËT E TË PAURTIT
I këndoj shqiptarët në 5 shtete
këtu jam prej 13 mijë vjetësh
jam qytetar modern dhe i lashtë
këtu e kam të shkruar historinë
Kam mësimin e të gjitha epokave
urtësinë e të mençurit, guximin
e më trimit, flas gjuhën time, kam
shkollën e përparuar të brezave
Prej 13 mijë vjetësh jam krijues
këtu jam mbjellës dhe ndërtues
e kam të gjakut tim Skënderbeun
dhe katër papë të krishterimit
Shqipëri, Tokë-Mëmë e atdheut
thuaje fjalën e të paurtit tënd, se
pata humbje nëpër shumë beteja
mbeta vetëm me pushkë malesh
R E V O L T Ë
Zemërimi do të del vet në rrugë
Të proteston kundër padrejtësisë
Ai do t´i thotë të gjitha kërkesat
Do ndeshet vet me shtiracakët
Zemërim fol, ky çast është i yti
Plakur jemi fushave të betejave
Historia, kjo elegji e pakryer
Ende mbetet gjykatëse nën hije
Mediokrit e më gojëshqyerve
Të dehur qeshin para pasqyrave
Kosovën e kanë futur në valixhe
Dhe mbajnë fjalime nëpër banjo
Zemërimi do të del vet në rrugë
Ai do ti mbrojë fitoren e luftës
Nëse lirinë e zhveshin nga fitoret
Kosova e di çfarë duhet të bëjë!..
Mullisi i gjakut
Nën pushtim e nën pushtues
Serbia ishte mullisi i gjakut
hafijet që atë e ushqenin
nxitësit e fshehtë të krimit
Nën pushtim e nën pushtues
Serbia ishte ai i përgjakuri
ai që bënte varrin e varrezat
ndërsente vrasësit të vrasin
Nën pushtim e nën pushtues
bëhej një luftë e çuditshme
të pasurit mbronin vetveten
të varfërit mbronin varfërinë
Nën pushtim e nën pushtues
ata që vrisnin njëri-tjetrin
serbia fshehtas i shpërblente
me medalje për vëllavrasje
K O P S H T A R I
Rrënjët i ke të zemrës së dheut
ushqimin e ke të dheut të tokës
ujin e ke prej shiut të bardhë
frymën e ke prej ajrit qiellor
Pemë e mollës, mollë në degë
ke emrin më të pakufishëm
të tokës që të ushqen e mbanë
të tokës që vetëm gjelbëron
Pemë e mollës, mollë në degë
jetojmë në të njëjtin truall
që nga lindja e njeriut e këtej
ti je pema jonë më tokësore
Pemë e mollës, mollë në degë
tregomë diçka nga jeta jote
nga mendimet tua të gjelbra
nga përjetimet tua prej peme
Dortmund, 2015
Rrustem Geci – poezi promemoriale
P R I Z R E N I
A do të jemi në kohë historike
mbi Prizren ende ka ré të zeza
rënia e himnit s´mund të ndodhë
flaka e këngëve vetëm po shtohet
Ky qytet njëzotësh i shqiptarëve
shkruan Gjirokastra për Prizrenin
është përtej 7 mrekullive të botës
Prizreni ujin e vet e njeh nga etja
Është vullnet qytetar i shqiptarve
dhe gjak i të gjithë shekujve tanë
që kombi ynë më të mos bëj burg
për çlirim tokash dhe kryengritje
Atdheu, sot po bisedon në Prizren
Në shtëpinë – shekull të Lidhjes
aty ka një Këshill që po vendosë
që Prizreni të jetë Vlora e vërtetë
A do ta bëjë këtë histori Atdheu
që n´Prizren të shpallet Bashkimi
retë në qiell mund të kenë rrufe, po
Nusja e kombit sot do kurorëzohet!..
Dortmund, Mars, 2015
Bisedë me lirinë, poezi nga krijimtaria e Rrustem Gecit
Të fituam me zjarrin e zemrës
me prushin e shpirtit, me flakë
të epokës. Të nxorrëm ku kishe
rënë, me dorën e bërë grusht
Të fituam me gjakun e betejave
me dashurinë e të rënëve, me
dritën e pashuar të shtëpive,dhe
me gisht në këmbëz të pushkës
Kosovë, bijë e Shipërisë, motër
e Shkupit dhe e Tetovës, motër
e Çamërisë, dhe e Arbëreshit
motër e Preshevës dhe e Ulqinit;
Dhimbje kam në kraharor, jetoj
me plagë të rënda për tokën që
ma grabitën, për pjesë t´atdheut
tonë në burg, dhe në kryengritje
Kosovë, merre fitoren në duar
të mos rikthehet kohë e burgut
e gjyqeve të montuara, arresteve
kohë e lotëve të nënave për bijtë!..
KANUNI POETIK
Aty ku e drejta është në burg
dhe liria ç´nderohet çdo ditë
lufta politike s´njeh të afërm
aty edhe i afërmi merr gjak
Kjo lëndë e trishtë për pushtet
hap rrugët e përgjakjeve, dhe
mbahet me injarantë e teveqel
dhe ngritet me fushatë e krim
Në betejat e ashpra për fron
sponzor janë rendi dhe paraja
diktatorët nuk lindin vetvetiu
në fron ata i ngrejnë magnatët
Një pretendent të tijëve u tha;
nëse unë do vij në pushtet; u
jap qumësht nga qumështi i
juaj, dhe bukë nga buka juaj
I DEHURI I KËNGËS SË MOLLËS
Jam nga zotërinjtë tuaj të tokës
lirik i mbrëmjes dhe i mëngjesit
dashnor i dehur i më të bukurës
mik i të vetëdjegurve të këngës
S´pytet sa është e thellë dhimbja
dhe as sa është e afërt ëndërra
dehja është shumë më e thellë
në një thellësi janë me dashurinë
Në kopshtin e mollëve të mërzitura
djali i mungon të bukurës pemë
Antike është nata në kopësht
dhe lirikë është hëna nëpër degë
Jam nga zotërinjtë tuaj të tokës
tingujt e rrugës mi do zemra
jam i vetëlindur në kohën time
jam i dehuri i këngës së mollës!..
Rrustem Geci – Dortmund,2015