Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa kërkon që ata të cilët kanë punuar në administratë, gjatë regjimit të Millosheviqit, të mos dalin në medie

Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, gjatë luftës, Rrustem Mustafa – “Remi” ka kërkuar që njerëzit të cilët kanë punuar në administratë gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit të mos dalin në medie. Ai ka bërë me dije se kohën në të cilën po kalon Kosova njerëzit që i kanë shërbyer regjimit të Millosheviqit duhet të mënjanohen nga platformat publike. Vetëm në këtë mënyrë mund të evitohen demet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-serbe që mund t’i shkaktohen Kosovës. Individë të cilët kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-1999, nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave. Ata kanë qenë dhe mbeten njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke u vardisur rreth liderëve dhe pa hezitim vihen në shërbim të së keqes. Në rrethana të jashtëzakonshme siç jemi tani  është më se e nevojshme që të tillët të mënjanohen nga mediet dhe platformat publike, dhe në këtë mënyrë të evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-serbe që mund t’i shkaktohen vendit. Asnjërit nga të tillët nuk mbajnë barrë për ata që ikën dhe nuk kthehen më, ndihuni të sigurt në vendin tuaj, tani të pavarur!”, ka shkruar, komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, gjatë luftës, Rrustem Mustafa.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …