Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit, i shpallur fajtor dhe dënura për krime lufta nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it, Rrustem Mustafa-Remi, ka dalë në mbrojtje të Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrustem Mustafa përmes një postimi ka thënë se Kisha serbe, duhet të qëndrojë aty ku është për t’iu shërbyer besimtarëve ortodoksë serbë në Prishtinë dhe në Kosovë. Remi është i dyti pas shefit të tij, Hashim Thaçi i cili vihet në mbrojtje të kishës kriminale poltike të Milosheviqit në Prishtinë, ku gjatë luftës janë bekuar kriminelët që kanë vrarë e kanë masakruar shqiptarë kudo në Kosovë, madje edhe në Zonën e Llapit ku Remi ishte komandant i luftës.
