leoni

Rrustemi: 200 familje janë privuar nga ndihma sociale, me arsyetimin se kanë punuar si komisionerë në ditën e zgjedhjeve

Rrustemi: 200 familje janë larguar nga ndihma sociale, me arsyetimin se kanë punuar si komisionerë në zgjedhje

Qindra familjeve në Kosovë u është hequr ndihma sociale, me arsyetimin se një anëtar i tyre ka punuar si komisioner në ditën e zgjedhjeve. Këtë shqetësim e ka ngritur përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi, i cili e ka konsideruar këtë akt padrejtësi të madhe. “Raportohet se 200 familje janë privuar nga ndihma sociale, me arsyetimin se kanë punuar si komisionerë në ditën e zgjedhjeve. Padrejtësisht puna e tyre njëditore po ju evidentohet nga Ministria e Punës si pagë që i mbivendoset pagesës nga skema sociale. Skema sociale ndër të tjera duhet ta përmbajë komponenten e nxitjes së këtyre personave për angazhim, e jo të kundërtën”, ka shkruar ai. Rrustemi ka thënë se ndalesa e socialit në fundvit është dyfish e padrejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …