Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka shkruar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i votave, me dinamikën e njëjtë. “Alergjia e raportuar nuk ka ndodhur në QNR. Vëzhguesit dhe numëruesit në QNR janë në detyrën e tyre. Uroj që stafi i shërbimit të votimit jashtë vendit, të helmuar gjatë verifikimit të zarfeve të ardhura nga Serbia, janë mirë me shëndet dhe t’ i kthehen punës sa më parë. Ndërsa, pakot me fletëvotime nga mërgata, vlerësimi i të cilave ka përfunduar tashmë, të sillen në QNR për numërim”, ka shkruar Rrustemi.
