RTK-ja

RTK-ja në “kronikën e Reçakut” anashkaloi dëshmorët e rënë më 15 janar 1999

RTK-ja e kontrolluar dhe e financuar nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, në kronikën e përgatitur lidhur me Masakrën e Reçakut, në ditarin e orës 19.30 të 15 janarit  nuk përmend me asnjë fjali luftën e UÇK-së, nuk iu ka bërë me dije shikuesve të vet se para se serbët të masakronin 44 banorët e Reçakut kanë rënë dëshmorë nëntë luftëtarë të Togës së Reçakut, në përpjekje për ta mbrojtur popullatën e fshatit dhe këta janë: Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit,  Mehmet Mustafa,  Shaqir Berisha,  Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë  edhe bija e tij, Hanëmshahja 16-vjeçare.  Më vonë janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami.   Të gjithë këta kanë qenë luftëtarë të komandantit të Brigadës, Ahmet Kaçiku, i rënë tri ditë më vonë në përpjekje të mbrojtjes së kufomave të të masakruarve. Nuk është kjo hera e parë kur i ashtuquajturi medium publik, RTK, jo vetëm anashkalon por edhe minimizon luftën e UÇK-së, sidomos dëshmorët e Reçakut, ata që ranë me armë në dorë, para se serbët të depërtonin te popullata civile.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …