Ambasadori anglez, Ruairi O’Connell, ka uruar qytetarët e Kosovës për ditën e shpalljes së Pavarësisë

Ruairi O’Connell: Mali i Zi nuk mund të detyrohet për arbitrazh pasi marrëveshja është nënshkruar

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell duke folur për iniciativën e kryeministrit Haradinaj që çështjen e demarkacionit të dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit thotë  se  Mali i Zi, nuk mund të detyrohet për arbitrazh, pasi marrëveshja është nënshkruar dhe çdo vlerësim ndërkombëtar teknik nuk ka pasur gabime. “Po e them përsëri që çështja e demarkacionit është çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe është grupi i Shengenit, e jo Bashkimi Evropian që ka dhënë kusht për liberalizimin e vizave. Britania nuk është pjesë e grupit të Shengenit por kur dikush parashtron procesin teknik me kushte për të arritur diçka, mendoj që reagimi më i mirë është plotësimi i atyre kushteve. Ata kanë nënshkruar marrëveshje me Kosovën dhe çdo vlerësim ndërkombëtar teknik ka thënë që nuk ka pasur gabime”, thuhet në përgjigjen e ambasadorit britanik.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …