leoni

Ruairi O’Connell: Nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë, sikur thotë ministrja, Dhurata Hoxha

Ruairi O’Connell: Nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë, sikur thotë ministrja, Dhurata Hoxha

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, i cili largohet nga ky post në muajin shtator, Ruairi O’Connell, i ka reaguar ashpër ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me të cilën u takua sot. Përkundër që ajo tha të kenë biseduar rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,  O’Connell e ka mohuar një gjë të tillë.  “E vetmja gjë që nuk do të më mungojë në Kosovë është praktika joprofesionale dhe jo miqësore e politikanëve të Kosovës që flasin prej pozicionit tim. Takova sot Ministren e Integrimeve Evropiane, e cila është një mike e vjetër. Pas takimit, Ministria e saj lëshoi ​​një deklaratë për media duke dhënë qëndrimet e mia. Kjo s’u dakordua me Ambasadën time. Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam atë”, ka shkruar O’Connell.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …