Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell i ka bere thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë një debat publik në lidhje me demarkacionin dhe t’u sqarojë qytetarëve me fakte se si u demarkua kufiri me Malin e Zi. Pas takimit me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nuk duhet folur ne ajër por duhet shikuar të gjitha faktet. Ministri Hoxhaj ndonëse ka folur për rëndësinë e demarkacionit me një shtet anëtar të OKB-së nuk ka specifikuar se kur ky proces do të kalojë ne Kuvend pasi kjo takon kryeministrit. Hoxhaj ka folur edhe për reduktimin e qeverisë duke theksuar se ka vullnet brenda PDK-së qe numri i ministrive të zvogëlohet dhe ka gjasa të ndodhë brenda kësaj vere, por për këtë do te vendosin Isa Mustafa dhe Kadri Veseli.
