Përgjegjësi i Qendrës Globale të Angazhimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Xhejms Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ka qenë ndihmës-sekretar i Shtetit amerikan, duke folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se qëndrimi amerikan për UÇK-në ka evoluar ndër vite. Në ditët e para, Amerika i ka dënuar ato që asokohe janë quajtur “aktivitetet terroriste” të kryera nga grupet shqiptare. Mirëpo me evoluimin e procesit të paqes, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është bërë qendra kryesore e atij procesi. Ajo ka luajtur një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar. Unë kam kujtime të dashura të punës me liderët e UÇK-së. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë që ka ndodhur në atë kohë të luftës, është diçka që unë do ta mbështesja, ka deklaruar Xhejms Rubin për Radion-Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …