DCIM100MEDIADJI_0105.JPG

Rufki Suma: 26 Shkurti – Krisma e Pushkës së Parë në Han të Elezit

Në përvjetorin e lindjes së simbolit te rezistencës kombëtare, bacit Adem Demaçi, të frymëzuar nga vepra e tij dhe heroizmi i komandantit legjendar Adem Jashari, me 26 shkurt te vitit 1999 shkrepën Pushkët e Para te Lirisë në Han të Elezit.
Sot bëhen 25 vite kur që nga orët e hershme te mëngjesit forcat ushtarake dhe policore te Serbisë, tentuan që të fusin në rrethim dhe të asgjësojnë njësitin e UÇK-së që ishte vendosur në fshatin me traditë kombëtare e patriotike, në Puset e Nikës, por atyre u doli ne pritë njësiti i UÇK-së të cilit u printe komandant Hoxha, ku edhe u shkrepën pushkët e para të lirisë duke u përballur ballë për ballë me okupatorin serb me çka nuk lejuan kriminelet serbë të futen në rajonin e UÇK-së.
Ky sulm i pushtuesit serb ndodhi vetëm katër ditë pas vrasjes se atdhetarit e patriotit Gafurr Loku dhe djalit te tij Dritonit, duke menduar se me këtë aksion do të shpartallojë UÇK-në në këtë rajon.
Dështimi i forcave serbe në këtë rajon me 26 shkurt bëri që ata të përgatiteshin dhe te ndërmarrin një ofensivë të gjërë mbi këtë rajon e cila u ndërmor me 2 dhe 3 mars kur mijëra forca te ushtrisë e policisë kriminale serbe për dy ditë granatuan dhe sulmuan pozicionet e UÇK-së në këtë fshat, por përsëri nuk arriti të asgjësojë pozicionet e UÇK-së.
Gjatë këtyre luftimeve duke filluar nga data 26 shkurt e deri me 3 mars te vitit 1999 ne radhët e UÇK-së ranë dëshmorë dy ushtarë dhe pesë te tjerë morën plagë të lirisë.
Lavdi jetës dhe veprës së simbolit te rezistencës kombëtare, bacit Adem Demaçi,
Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij,
Lavdi gjithë Dëshmorëve te Kombit.
Nderë e respekt për luftëtarët e lirisë dhe gjithë ata që dhanë kontribut për çështjen kombëtare.
Me respekt
Rufki Suma-ish komandant i Brigades 164 “Gafurr Loku”

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …