Rufki Suma-ish komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku“ në Han të Elezit, ka perkujtuar Ditën e Dëshmorëve të Hanit të Elezit ku ka shkruar: Në ditët e veqanta, kujtojmë njerëzit e veqantë.
Sot, kur shënojmë këtë ditë, kujtojmë ata të cilët në data të ndryshme dhe në vende të ndryshme dhanë jetën e tyre që ne ta gëzojmë lirinë që e kemi sot.
Familjet e Dëshmorëve duhet të jenë krenare për bijtë e tyre sepse nga gjaku i tyre erdhi liria e shumëpritur.
Lavdi gjithē heronjëve, dëshmorëve dhe gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë tonë.
Nderë e rrespekt për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe për të gjithë ata që në çfardo mënyre kontribuan për lirinë e trojeve shqiptare.
Me respekt
Rufki Suma ish komandant i Brigades 164 “Gafurr Loku” në Han të Elezit