Rufki Suma-ish komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku“ në Han të Elezit, rrëfen si iu dorëzuan armët anglezëve në Ditën e Çlirimit

Rufki Suma-ish komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku“ në Han të Elezit, rrëfen si iu dorëzuan armët anglezëve në Ditën e Çlirimit

Rufki Suma-ish komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku“ në Han të Elezit, tregon për negociatat për dorëzimin e armëve të UÇK-së, britanikëve në Ditën e Çlirimit. Në ditën e parë të çlirimit të Kosovës, më 12 qershor 1999, forcat britanike të NATO-s hasën në ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në qytetin e Hanit të Elezit. Britanikët kërkuan dorëzimin e armëve nga UÇK-ja, të cilët fillimisht hezituan. Njësiti special britanik “Gurkat” hyri në Kosovë përmes kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe u takua me komandantin e Brigadës “164”, Rufki Suma, i cili ishte i vetëm dhe i armatosur. Pas përshëndetjes me ushtarët britanikë, Suma vazhdoi për t’u takuar me ushtarët e tjerë të UÇK-së që kishin zbritur në qytet. Në bisedimet me eprorët britanikë, u shpjegua se ekzistonte një marrëveshje që nuk lejonte forcë tjetër të armatosur përveç NATO-s. Fillimisht, ushtarët e UÇK-së hezituan të dorëzonin armët e tyre. “Krejt biseda u zhvillua në formë miqësore dhe partneriteti. Ata donin ta zbatonin urdhrin ose marrëveshjen që ishte nënshkruar mes UÇK-së dhe NATO-s. Pas bisedimeve, arritëm marrëveshje që ne të tërhiqemi dhe të vendosim armët në bazën e UÇK-së,” tha Suma. Pas kësaj, filloi bashkëpunimi me ushtarët britanikë dhe 10 ditë më vonë, u nënshkrua marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së, duke hapur rrugën për krijimin e ushtrisë së rregullt të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i dënon sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, kërkon drejtësi dhe rikonfirmon përkushtim ndaj stabilitetit

Misioni i KFOR-it, ka lëshuar një komunikatë lidhur me sulmin e rëndë të së premtes …