Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë që nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë partie politike. Suma, ka thënë që qytetarët kërkojnë që ai të vazhdojë të udhëheqë me komunën. “Qytetarët kërkojnë që unë të vazhdoj të udhëheqi me Hanin e Elezit. Po të pyetesha unë, në vullnetit tim mandati i dytë ka qenë i tepërt. Në dy mandatet e para, kemi pas oferta. Tash, pasi shumica e partive politike e ka parë që unë nuk inkuadrohem në asnjë parti politike, nuk bëjnë kërkesa siç kanë bërë më herët. Jam takuar gati me të gjithë dhe e kam shprehur qëndrimin tim që s’do të jem pjesë e asnjë partie politike. Nëse do të mbetem në politike do të mbes veç i pavarur sepse qytetarët të besojnë më tepër. Kam vendosur që derisa të jem në politikë, të punoj gjithmonë si pavarur”, u shpreh Suma.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …