Rufki Suma: Urime 11 Qershori – Dita e Çlirimit të Hanit të Elezit

Urime 11 Qershori – Dita e Çlirimit të Hanit të Elezit
Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit, sot kur shënojmë 23 vjetorin e Çlirimit të Hanit te Elezit, kujtojmë luftën dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë që në forma të ndryshme dhanë kontribut për të ardhur deri të kjo liri që sot e gëzojmë.
U dha shumë mund, u derdh shumë gjak, e tërë popullata u dëbua me dhunë nga trojet e veta, por me një luftë të përbashkët, të të gjithëve, të frymëzuar nga qëndresa heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, dhe luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe me përkrahjen e madhe të aleatëve tanë, faktorit ushtarak të NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Kosova arriti të çlirohet njëher e përgjithmon nga okupatori pushtues serb dhe të fitoj lirinë e saj.
Me 11 qershor të vitit 1999 në orët e pasditës ushtarët e UÇK-së, të Brigades 164 “Gafurr Loku” në Han të Elezit, pas plot një viti të aktiviteteve luftarake me forcat serbe u vendosën në Han të Elezit dhe lagjet e saja për rreth, ndërsa të nesermen me 12 qershor të vitit 1999 ishin të parët që i pritën dhe iu dëshiruan mirëseardhje forcave të KFOR-it në Kosovë.
Mirënjohje dhe rrespekt për të gjithë ata që ndihmuan, si me mjete financiare, ushqim e pajisje luftarake, por edhe vllezërit tanë nga Maqedonia e Shqipëria që i strehuan familjet tona dhe u kujdesën për ta, kur u larguan me dhunë nga shtëpitë e tyre.
Të nderuara Familje te Dëshmorëve, bashkëvendas e bashkëluftëtarë, Ju duhet te jeni krenar sepse Hani i Elezit edhe pse nje vend i vogël në numër për lirinë e trojeve shqiptare dha 15 Dëshmorë, disa civil të vrarë, dhjetra të tjerë të plagosur dhe një Brigadë me mbi 500 ushtarë që luftuan në të gjitha frontet e luftës, në tre luftra çlirimtare.
Lavdi Heronjëve, Dëshmorëve e Martirëve të Kombit.
Nderë dhe respekt për invalidët, luftëtarët e lirisë dhe gjithë ata që kontribuan për lirinë që po e gëzojmë.
Me respekt, Rufki Suma, ish komandant i Brigades 164 “Gafurr Loku”

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …