Rukiqi: Pandemia nuk ka ndikuar vetëm në shëndet por edhe në ekonomi, dëmet janë të konsiderueshme

Rukiqi: Mbyllja e bizneseve dhe lënia e kufijve hapur është absurde

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka quajtur absurde vendimet e fundit të Qverisë për marrjen e masave të reja anti-covid. Ai ka thënë se bizneset e përkrahin çdo masë të marrë nga institucionet e që ka qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve por jo në këtë mënyrë sikur ka bërë qeveria. “Ne e përkrahim çdo masë që ndihmon në parandalimin e pandemisë, por ka masa të tjera që mund të ndërmerren, biznese po e paguajnë faturën e pandemisë, besa edhe me gjoba. Kur merren vendime duhet të konsultohemi. Prej mëngjesit, 10 institucione nuk po mund të ma dërgojnë sqarimin se çka është marketi i vogël! Është jashtëzakonisht absurde që të jenë të hapur kufijtë. Shumë persona janë dyndur drejt vendeve të rajonit”, ka thënë mes tjerash kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …