Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se mbyllja totale mund të ndikoj në mbylljen e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës. Ai ka theksuar më tutje se mbyllja eventuale është me rrezik shumë të madh sepse deri tani kemi pasur rrezik për vendet e punës, poashtu edhe për mbylljen e bizneseve ndërsa tash futemi në atë fazën edhe të rrezikimit të stabilitetit financiar të vendit si në aspektin buxhetor dhe financiar dhe kjo e bënë të pashmangshëm ndonjë kolaps. Edhe kryetari i Odës Ekonomie Amerikane të Kosovës, Arian Zeka ka paralajmëruar se karantinimi i Prishtinës do të kthente vendin në një situatë të rënies së aktivitetit ekonomik, duke shtuar se rrezikon një pjesë të madhe të kompanive drejt falimentimit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …