Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se mosmiratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike mund të shkaktojë dëme të pariparueshme. Ai ka vlerësuar se sa më shumë që po vonohet votimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, kriza po thellohet, dhe pastaj kur të fillohet është shumë vështirë të rikuperohet. Disa dëme janë të pariparueshme. Nëse vijmë në situatë për tu mbyllur mijëra biznese, dhe mijëra vende pune, ato nuk i rregullon asnjë ligj dhe përkrahje financiare. Ne jemi në fazë shumë delikate dhe e secila ditë po bëhet më e vështirë. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka kritikuar deputetët e Kuvendit, që sipas tij, nuk kanë vullnet për ta miratuar projektligjin. Rukiqi thotë se mirëqenia e tyre dhe militantëve që kanë punësuar nuk është rrezikuar, por, se shumica e qytetarëve janë prekur nga kriza që ka shkaktuar pandemia.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …