Rukiqi: Pandemia nuk ka ndikuar vetëm në shëndet por edhe në ekonomi, dëmet janë të konsiderueshme

Rukiqi: Pandemia nuk ka ndikuar vetëm në shëndet por edhe në ekonomi, dëmet janë të konsiderueshme

Nga nëntë deri në dhjetë milionë euro në ditë Kosova ka pasur humbje në sektorin e ekonomisë në kohën e pandemisë. Kështu tha Berat Rukiqi, kryetar i OEK-ut pas takimit që pati me kryetarin e vendit. “Sot patëm një vizitë të presidentit Thaçi. Ai është kujdesur për gjendjen e sektorit privat dhe kësaj here jemi në një situatë të pazakonshme. Pandemia nuk ka ndikuar vetëm në shëndet por edhe në ekonomi. Dëmet janë të konsiderueshme në ekonomi, mesatarisht dëmi është sjellë mes nëntë dhe dhjetë milionë euro në ditë. Ne i kemi dhënë idetë tona për pakon e ekonomisë. Kemi dhënë propozime dhe kemi kërkua që sa ma shpejtë të ketë një konsensus të politikës në mënyrë që të ketë rimëkëmbje ekonomike”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …