Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka deklaruar se është e habitshme se si për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë janë vetëm katër prokuror. Ai ka shtuar më tutje se është e pakuptueshme se pse në Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale, aq pak prokurorë merren me krimet e luftës. Edhe drejtorja e Qendrës Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë ka thënë se institucionet e Kosovës ende nuk janë duke e marrë seriozisht trajtimin e krimeve të luftës, sepse mungojnë prokurorët për këtë çështje. Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se aktualisht në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë vetëm katër prokurorë, të cilët janë duke punuar në trajtimin dhe hetimin e rasteve të krimeve të luftës. Nga ana tjetër, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka theksuar se ky numër kaq i vogël i prokurorëve, vë në pah se sa me seriozitet janë trajtuar krimet e luftës dhe ky numër kaq i kufizuar i prokurorëve, vë në pah pastaj edhe mos zbardhjen e krimeve të luftës dhe mosndëshkimin e gjithë atyre krimeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …