Autoritetet e larta të Federatës Ruse, akuzuan Ukrainën për ndërmarrjen e një sulmi me dron në Kremlin me qëllim eleminimin fizik të presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas lajmit zyrtar dy dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi ndërtesën rezidenciale ku qëndron kryetari i Rusisë, Vladimir Putin. Në lidhje me pretendimet Rusia ka publikuar edhe momentin kur dronët shkatërrohen dhe shpërthejnë mbi ndërtesën qeveritare në Moskë. Ukraina i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me sulmin me dronë. Kremlini nuk paraqiti asnjë dëshmi për incidentin dhe në deklaratën e publikuar nuk u dhanë shumë detaje. Kremlini e cilësoi sulmin e pretenduar një “akt terrorist” dhe tha se forcat ushtarake dhe të sigurisë ruse i ndaluan dronët përpara se të kryhej sulmi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, se Putini nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe po punonte në rezidencën e tij në Novo-Ogarjovo.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …