Profesori i Universitetit të Oksfordit, Richard Caplan thotë se lodhja që po tregon BE nga zgjerimi mund të prodhojë pasoja për rajonin e Ballkanit. “BE-ja ende nuk ka dhënë ndonjë datë për zgjerimin dhe kjo mund të ngrejë shumë pyetje në mendjen e njerëzve se sa serioz është Bashkimi Evropian për integrimin. Udhëheqësit duan që çdo mosmarrëveshje dypalëshe duhet zgjidhur para anëtarësimit në BE. Rreziku është se loja e zgjerimit nga BE mund të ketë pasoja te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se lojtarët tjerë, veçanërisht Rusia dhe Kina do të përfitojnë nga situata për të shtrirë ndikim e tyre në rajon”, deklaroi Caplan. Si Weber ashtu edhe Caplan dyshojnë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh për shkak të hezitimit të disa vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …