leoni

Rusia dyshon se armatimet që po transportoheshin me avionin Antonov, kishin destinacion Ukrainën, jo Bangladeshin

Rusia dyshon se armatimet që po transportoheshin me avionin Antonov, kishin destinacion Ukrainën, jo Bangladeshin

Rusia ka hedhur dyshime se armatimet që po transportoheshin me avion Antonov, i cili u përplas në afërsi të qytetit Kavalla në Greqi, mbrëmjen e së shtunës, kishte destinacion Ukrainën dhe jo Bangladeshin. Burime diplomatike greke tepër të besueshme thanë se qeveria ruse ka kërkuar zyrtarisht palës greke informacion lidhur me llojin e ngarkesës që po transportohej në bordin e Antonov 12. Edhe pse Greqia e refuzoi kërkesën ruse për informacion, Athina nuk vonoi të protestonte pranë qeverisë serbe lidhur me mos lajmërimin prej saj për transportin e armatimit mbi ajrin grek. Zona në të cilën ra avioni mbetet e rrethuar dhe në karantinë të rreptë prej forcave të ushtrisë greke të cilat sapo të grumbullojnë predhat e përhapura në parcelat me misër ku ra avioni,do të shkatërrohen dhe në vazhdim mbetjet do të mbulohen me ekskavatorë. Më herët kryetari  serb, Vuçiq  deklaroi se ngarkesa ishte me armatim për manovra dhe se nuk duhej kërkuar leja prej Greqisë për transportin e saj, por ekspertimi i mbetjeve vërteton se ngarkesa ishte predha ushtarake të kalibrit 120 milimetra, mina tokësore dhe raketa 35 milimetra për platformat e montuara në helikopterët Mi 6 dhe Mi 8 të ushtrisë ukrainase. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …