Rusia ka intensifikuar sulmet e armatosura kundër Ukrainës pasi kjo e fundit fundosi Rusisë një nga anijet e saj më të fuqishme ushtarake të quajtur “Moskva”, në Detin e Zi. Sulmet ruse janë përqendruar në zonën e qytetit Mariopol, Lviv dhe kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Njoftohet se luftimet më të ashpra po zhvillohen në dhe rreth qytetit Mariopol ku thuhet se janë vrarë mijëra ushtar dhe civil. Ministria e Mbrotjes së Rusisë e mbrojtjes ka njoftuar se ka pastrua të gjithë zonën urbane të Mariupolit nga forcat ukrainase dhe se ka bllokuar disa luftëtarë në fabrikën e çelikut Azovstal. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov, ka theksuar se që nga 16 prilli, forcat ukrainase në qytetin port të rrethuar kishin humbur më shumë se 4 mijë njerëz. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklruar se 2 mijë e 500 deri në 3 mijë trupa ukrainase janë vrarë në shtatë javë luftë me Rusinë dhe rreth 10 mijë vetë janë plagosur, por nuk bëri të ditur ndonjë shifër mbi viktimat mes popullatës civile.
