Rusia ka ndërmarrë aksion të bombardimeve intensive të fshatrave turkmene në veri të Sirisë

Autoritetet turke kanë thirrur ambasadorin e Rusisë, në shenjë proteste kundër  bombardimeve “intensive” në fshatrat turkmene në veri të Sirisë, nga ana e aeroplanëve rusë. Në ministrinë e  Jashtme turke thuhet se sulmet që kanë për cak civilët turq “mund të çojnë në tensionim të situatës ” dhe kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të tilla ajrore. Këto sulme kanë ardhur pasi presidenti rus Vladimir Putin u zotua të intensifikojë fushatën e bombardimeve të Rusisë, meqë Moska ka konfirmuar se një bombë kishte rrëzuar një aeroplan rus në Egjipt, më 31 tetor, duke vrarë 224 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …