Rusia ka paralajmëruar se Britania e Madhe është e përfshirë në luftën e Ukrainës

Rusia ka paralajmëruar se Britania e Madhe është e përfshirë në luftën e Ukrainës

Rusia ka paralajmëruar se Britania e Madhe  është e përfshirë në luftën e Ukrainës, dhe e akuzoi atë për një sulm kundër  luftanijeve të Rusisë.  Diplomati rus  Andrei Kelin ka pohuar se ka prova, që Marina Mbretërore britanike drejtoi një sulm me dron në portin e Sevastopolit në Krime, e cili është streha e flotës së saj në Detin e Zi. Ai paralajmëroi se rrezikon një përshkallëzim të rrezikshëm të krizës dhe tha se ia kishte kaluar provën homologut të tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se do të publikohet së shpejti. Ambasadori rus në Britaninë e Madhe paralajmëroi se situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme pasi ai pretendoi se Mbretëria e Bashkuar “është shumë e përfshirë në këtë konflikt”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …