Maria Zakharova

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos sulmojë forcat qeveritare siriane të Assadit

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos sulmojë forcat qeveriare siriane sepse një veprim i tillë do të mund të shkaktonte“ pasoja të tmerrshme jo vetëm” në Siri “por në gjithë rajonin si tërësi”. Paralajmërimi i Rusisë vjen pasi Uashingtoni është duke konsideruar opsionet në Siri përderisa forcat siriane dhe ruse vazhdojnë të bombardojnë nga ajri por edhe të sulmojnë në terren zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të qytetit të Halepit. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova ka paralajmëruar se ndryshimi i regjimit në Siri mund të lë boshllëk, të cilin do ta shfrytëzonin forcat kryengritëse. Në sulmet e fundit mbi Halep  sipas grupit monitorues, avionët luftarakë sirianë kanë hedhur bomba me fuçi të jashtëzakonshme në njërën prej spitaleve më të mëdha në qytet duke e shkatërruar tërësisht atë. Tensionet mes Rusisë dhe Amerikës  janë përshkallëzuar që prej prishjes së armëpushimit në Siri muajin e kaluar, por Uashingtoni nuk po tregon guzim as vendosmëri për t iu kundërvënë forcave ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …