Rusia po e fuqizon “Bashkimin e Shteteve Ortodokse” të Ballkanit për t’ ia kundërvënë NATO-s

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Ukrainën kundër hapave të pamatur në Transnistri

Ministria e e Punëve të Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  NATO-n dhe Ukrainën kundër hapave të pamatur në Transnistri në vazhdën e një dislokimi të trupave ukrainase në rajon, transmeton Anadolu. Reagimi vjen pasi Moska pretendon se Ukraina ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm personeli, pajisje ushtarake dhe artileri në pozicionet e qitjes në kufirin Ukrainë-Transnistri, duke rritur “në mënyrë të paprecedentë” fluturimet e dronëve të saj mbi këtë  territor me popullatë ruse. Moska vazhdimisht mbron zgjidhjen e çdo çështjeje përmes mjeteve politike dhe diplomatike, megjithatë, “askush nuk duhet të ketë dyshime” se ushtria ruse “do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate” provokimit dhe do të sigurojë mbrojtjen e bashkatdhetarëve të saj, kontingjentit paqeruajtës rus, Ushtarëve të Grupit Operativ të trupave ruse dhe depove ushtarake në lokalitetin Cobasna në Transnistri, thuhet në reagim. Ministria ruse e Mbrojtjes ditë më parë ka deklaruar se Ukraina po përgatit një “provokim të armatosur” kundër Transnistrisë, një rajon separatist i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …